Vrasja e Klodian Rashës nga policia ngre në revoltë rininë shqiptare (Ανακόινωση για τη δολοφονία 25χρονου στα αλβανικά)

Vrasja e Klodian Rashës nga policia ngre në revoltë rininë shqiptare

Në orët e para të së Martës 8/12, 25-vjeçari Klodian Rasha u vra me gjakftohtësi nga një oficer policie në një lagje të Tiranës ndërsa po kthehej në shtëpi. Arsyetimi i egër i “autoriteteve” për vrasjen e Klodian ishte se ata menduan se ai kishte një armë – sikur ky fakt edhe nëse do ishte i vertetë do ishte arsye e mjaftueshme ti jepte të drejtën policisë të vrasin lirshëm të rinjtë dhe punëtorët. Vrasja shkaktoi protesta në shkallë të gjerë në shumë qytete të shtetit fqinje, ku të rinjtë dhe punëtorët thyen ndalimin e qarkullimit dhe moslejimin e demostratave dhe grumbullimeve masive. Demonstratat të cilat ishin masive dhe me një shpirt luftarak, përfunduan në ndërtesat qeveritare dhe u përballuan me shtypjen ekstreme të shtetit policor. Protestuesit vazhdojnë në rrugë për tre ditë rresht, duke thirrur “drejtësi për Klodianin”, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe ministrave përkatës. Më në fund, më 11/12, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u detyrua nga protestat dhe presioni popullor dhe njoftoi zyrtarisht dorëheqjen e tij.

Në momentin që shoqëria shqiptare është e rrënuar nga pandemia dhe kriza ekonomike, qeveria neo-liberale e Edi Ramës jo vetëm që nuk po merr asnjë masë efektive për përballimin e pandemisë dhe krizës, por përkundrazi po sulmon të rinjtë dhe punëtorët, duke konsideruar ata si të vetmin armik. Kjo vrasje nuk është një ngjarje “rastësore”.  E kundërta, ngjarje si këto janë normaliteti për mekanizmat shtypës në të gjithë botën (Francë, SHBA, Kili, Greqi etj.), pasi është rezultati i një përmbysje anti-demokratike dhe një situate të jashtëzakonshme që po konsolidohet anas botës për të nënshtruar punëtorët dhe rinin në “normalitetin” e ri barbar.

Dorëheqja e ministrit të brendshëm dëshmon panikun dhe frikën e qeverisë shqiptare. Dëmi moral që pësuan elitat politike nga mobilizimet e punëtorëve dhe lëvizja studentore e periudhës së mëparshme është e madhe. Përrallat e Ramës për parajsën e Bashkimit Evropian, por edhe politika e përgjithshme e elitës shqiptare, po sfidohen në praktikë nga vetë lëvizja popullore. Ky duhet të jetë një shembull për tu imituar për klasën punëtore greke dhe rininë, pasi të njëjtat politika zbatohen në vendin tonë. Vrasjet e të rinjëve Alexis Grigoropulos dhe Vassilis Mangos janë poashtu pasojat e të njëjtës politikë.

Përpjekjet dhe kryengritjet që po zhvillohen në të gjithë botën nga Amerika në Francë dhe nga Brazili në Shqipëri po na tregojnë rrugën. Ne jemi i vetmi “armik i përbashkët” i kapitalistëve. Me vrasjet dhe shtypjen shtetërore në rritje të vazhdueshme, me menaxhimin e paaftë dhe të rrezikshëm të pandemisë dhe krizës, kapitalistët u kanë shpallur luftë civile punëtorëve dhe të rinjve. Dilema tani është “ose ata ose ne”.

Ndërtimi i një Fronti të Unik të Punëtorëve I bazuar në kërkesat tona të përbashkëta për përballimin e krizës dhe pandemisë, dhe për ti vënë fund gjendjes së jashtëzakonshme, është e vetmja mënyrë për të ndaluar vrasjet masive nga organet shtetërore. Solidariteti praktik ndërkombëtar midis popujve që luftojnë është arma jonë. Kryengritësit dhe rinia kanë të drejtë!

   Poshtë gjendja e jashtëzakonshme – Solidaritet me popullin shqiptar!

      Çarmatimi i menjëhershëm i policisë,

     Forcimi i menjëhershëm i sistemeve të shëndetit publik

     Financim për arsimin publik jo për policinë!

Sosialistiki Spoudastiki Pali – SSP

Lufta Studentore Socialiste – Greqi